Të ftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” kanë qenë Albana Perhati, Kejdi Gishto, Juxhin Plovishti dhe Erdit Asllanaj, aktorët e “Portokalli”, të cilët jo vetëm kanë folur për nisjen e sezonit të ri, por u bënë pjesë e rubrikës “Telefonata Kurth”.
Këtë herë ishte radha e Erjola Doçit. Duke u hequr sikur punonte në ministri, Albana i sugjeroi Erjolës të ishte imazhi më i ri i ministres së krijuar me inteligjencën artificiale, Diella.
Albana: Imazhi i ministres sonë është zonja e nderuar, aktorja Anila Bisha. Së shpejti Anilës i mbaron kontrata, në fund të dhjetorit, dhe ne kemi bërë një përzgjedhje për imazhin e ri të Diellës. Në këto përzgjedhje që kemi bërë, sidomos unë jam shumë entuziaste, që të jesh ti imazhi i ministres Diella. Aq më tepër që Kryemistri donte një risi dhe të ishte nga veriu.
Erjola: E keni seriozisht?
Albana: Po, jam drejtoresha e imazhit të Kryeministrisë.
Erjola: Kam me të vërtetë emocione tani.
Erjola u shpreh se këtë ofertë mund ta pranonte vetëm nëse do t’ja thoshte vetë Kryeministri. Në këtë moment u fut në rol edhe aktori Kejdi Gishto, i cili në “Portokalli” imiton pikërisht Edi Ramën. Telefonata vijoi me të qeshura në studio, ku më pas u zbulua se kjo ishte një telefonatë kurth. Erjola ishte së bashku me Rike Roçi, ku kjo e fundit e kuptoi se nuk ishte zëri i vërtetë i Ramës