Vijon që të flasë në GJKKO, Erjon Alibej në lidhje me krime të ndryshme të ndodhura, kryesisht në zonën e Elbasanit.
Erjon Alibej ka folur për ekzekutimin e Emiliano Ramazanit. Sipas tij, në momentin që Ramazani ka fikur makinën, Henrik Hoxhaj e ka vrarë me pistoletë TT. Alibej theksoi se ka qenë i mirë në komunikim dhe gjithmonë ka biseduar me Nuredin Dumanin, duke thënë se ky i fundit merrte vendime. Ai tha se ka paguar 75 mijë euro për vrasjen e Emiliano Ramazanit.
Pjesë nga fjala e të panduarit të drejtësisë, Erjon Alibej në GJKKO
Për vrasjen e Emiljano Ramazanit, informator kishim përveç Nuredinit, edhe Eljo Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.
Ne domin që ta vrisnim Emiljano Ramazanin për një faktin se ishte më aktivi që kishin grupi i Çopjave dhe Bujar Çela. Si punë përsipër këtë gjë e morën Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase, për ta eliminuar fizikisht pra Emiliano Ramazanin. Ka pasur 2-3 raste që vrasja ka mbetur në tentativë dhe nuk ka qenë e munduar që të bëhët vrasja.
Ditën kur është vrarë, Emiliano Ramazani ka qenë në palestër, Henrik Hoxha ka qenë shofer dhe Skerdi Tase ka bërë rolin e ekzekutorit. Ka ardhur aty makina e Emiliano Ramazanit dhe kur Emiliano ka fikur makina, e ka vrarë Henrik Hoxhaj me pistoletë TT. Pas ekzekukutimit, kanë vijuar rrugën dhe në daljen e Elbasanit, e kanë lënë armën në dalje të fshatit Brosh, me idenë që do ktheheshin prapë e do futeshin tek shtëpia e Bujar Çelës. Henrik Hoxha shpesh herë merrte makina me qira, për të kryer vrasje.
Emiliano Ramazanin e kam njohur si mikun e Mikael Qoses. Kam qenë tip komunikues gjithmonë, çdo gjë që e kam bërë e kam folur edhe me Nuredinin. Nuk merrja vendim as unë e as ai, ai bënte organizime dhe unë isha dakord për çdo gjë. Për të vrarë Emilianon, kam qenë unë i interesuar. Për këtë vrasje, kam pasur informator Xhuljano Hoxhën, Nuredin Dumanin dhe Eljo Bitrin.
Xhuljano Hoxha ka qenë në dijeni për vrasjen e Emiliano Ramazanit. E kam paguar dhe për këtë rast. Për çdo vrasje do të paguheshin 100 mijë euro. Për vrasjen e Ramazanit kam paguar 75 mijë euro. Kaq më ka thënë Nuredini. Pasi është vrarë Emiljano, kam çuar Arsen Preçin te Rrethrrotullimi i Teg-ut, e ka pritur një vajzë në taksi. Asaj ia ka dhënë paratë.