Ermal Hoxha: Nuk jam thirrur në SPAK, kam qenë në Itali

0
3

Nipi i Enver Hoxha, Ermal Hoxha ka reaguar ekskluzivisht për Ora News lidhur me lajmin qe ai ka qënë në prokurorinë e posacme për tu marrë në pyetje.

Për gazetarin e Ora News Edison Vatnikaj ai shprehet se ka disa ditë që ka qenë në Itali.

Ermal Hoxha: Është  lajm i pavertetë,nuk jam thirrur për  të deklaruar ne SPAK, për  asnjë ceshtje.

Prej disa ditësh kam qenë jashtë vendit në Itali.

Jam kthyer në Rinas dt 6/1/24 ,ora 20 30 . Vertetohet nga bileta e udhëtimit dhe dokumentat e marrjws së makines me qera ne Itali.

Në dispozicion të gazetarit Edison Vatnikaj nga Ermal Hoxha janë vënë edhe bileta e udhëtimit në Itali e po ashtu edhe fatura e makinës me qera.