Nuk kanë fund çudirat politike në vendin tonë. E fundit vjen nga qyteti i Elbasanit ku drejtuesi aktual i Postës së Elbasanit Astrit Balliu figuron votues në listat e partisë demikratikë për kandidatët që do ti nënshtrohen proçesit të Primareve. Siç duket edhe nga listat e bëra publike Astrit Balliu është mës emrave të cilët më 1 mars do të zgjedhin të preferuarit e tyre në Primaret e Elbasanit.
Balliu mban postin e drejtorit të postës në Elbasan dhe është emëruar në këtë detyrë nga partia Socialiste por duket se nuk heq dot dorë as nga Partia Demokratike në Elbasan!
A është kjo lojë me dy porta?