“Është parlamenti i popullit”, Bardhi-Nikollës: Nuk është vila jote që e ke blerë me paratë e korrupsionit

0
151

Debatet në Kuvend kanë vijuar edhe ditën e sotme. Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në korridoret e Kuvendit kanë qenë të grumbulluar deputetë të opozitës.

Në momentin që nga salla e mbledhjeve doli kryetarja e Kuvendit Nikolla është gjendur përballë deputetëve.

Një prej tyre, Gazment Bardhi ka debatuar ashpër me Nikollën edhe në prani të përfaqësuesve të Gardës të cilët shoqëronin kryetaren.

Bardhi e ka pyetur Nikollën se a është ky parlamenti. Sipas Bardhit ky është parlamenti i popullit dhe nuk është vila e zonjës Nikolla të cilën e ka blerë me paratë e korrupsionit.

  • Bardhi-Nikollës: Ky është parlamenti? A është ky parlamenti?! Ky është parlamenti i popullit, nuk është vila jote që e ke blerë me paratë e korrupsionit.