Eskortat “pushtojnë” Tiranën, “Piranjat” sjellin rrëfimin e vajzës nga Venezuela

0
394

Finalja e Conference League që do të luhet ditën e mërkurë në “Air Albania Stadium” përveç tifozëve të Romës dhe Fejnordit, ka sjellë edhe eskortat e huaja në Shqipëri.

Dhe për të parë nga afër se cila është “puna” e tyre, pagesa por dhe se çfarë kërkojnë klientët ka menduar “Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara.

I infiltruar i “Piranjave” ka zhvilluar një takim me një nga eskortat e mbërritura në vendin tonë, e cila vinte nga Venezuela.

Sigurisht që takimi mes agjentit të “Piranjave” dhe eskortës nuk ka qenë takim “pune”, por një bisedë mes tyre, ku vajza nga Venezuela ka treguar se ajo për një “takim’ paguhet 300 euro, madje thotë se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri është takuar dhe më një trafikant dhe për ta bërë sa më të besuar, thotë se ai përveç pagesës i ka lënë edhe 700 euro bakshish.

Eskorta tregon se e bën këtë “punë” për para, dhe sapo të bëjë shumën e duhur do të kthehet në vendlindje ku do të investojë në fermë. /T.H/Abcnews.al/