Estonia, drita jeshile për martesat e homoseksualëve

0
118

Drita jeshile për martesat e homoseksualëve në Estoni.

Tash e tutje, çiftet e të njëjtit seks do të mund të martohen. Një veprim i qeverisë që, sipas opinionit publik, e afron kombin baltik me fqinjët e tij nordikë. Estonia u bë vendi i parë ish-sovjetik që legalizoi martesat e homoseksualëve kur Riigikogu, parlamenti i Estonisë, votoi në favor të barazisë martesore në qershor. “Është një moment i rëndësishëm që tregon se Estonia është pjesë e Evropës veriore,” tha Keio Soomelt, menaxheri i projektit të festivalit Baltic Pride, sipas Guardian .