Shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj të martën, ka shkaktuar lëndimin e 42 personave, shkruan lajmi.net.
Disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë, kurse është bërë e ditur se një pjesë e tyre do të dërgohen për mjekim në Turqi.
Ngjarja e djeshme ka tronditur të gjithë shqiptarët kudo, ndërsa reagime erdhën edhe nga figurat publike.
Përveç krerëve të shtetit, edhe estrada dhe aktorët kanë shkruar mesazhe sensibilizuese për të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj.
Ata u kanë uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që pësuan nga incidenti i rëndë, në një lokal në Ferizaj.
Fatmir Spahiu, Arjola Demiri, Albatrit Muçiqi, Fifi, Sabri Fejzullahu, Mozzik, Getinjo, Arta Bajrami, Naser Rafuna, Dhurata Dora, Gjiko dhe Ermal Fejzullahu, janë vetëm disa prej të famshmëve që u solidarizuan me të lënduarit në Ferizaj. /Lajmi.net/
lajmi.net