Ministria e Shëndetësisë së Izraelit njoftoi sot se katër persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me ethet e Nilit Perëndimor.
Ndërkohë 48 persona janë të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa 36 janë të shtruar në spital dhe pesë persona janë në gjendje të rëndë.
Rreth 80 për qind e të infektuarve nuk shfaqin simptoma të temperaturës dhe rreth 20 për qind kanë simptoma të ndryshme, duke përfshirë ethe, dhimbje koke ose dhimbje trupi.