“Ethet e Nilit”/ Rritet numri i të infektuarve në Elbasan. 5 pacientë të shtruar në spital

0
48

12 persona dyshohet se janë infektuar me Ethet e Nilit në bashkinë Elbasan.

Edhe pse nga ISHP pranohen vetëm dy raste burime serioze bëjnë me dije se janë 5 persona që kanë rezultuar pozitiv me virusin “Ethet e Nilit” duke marrë ndihmë spitalore.

Tre rastet e fundit janë identifikuar përkatësisht në Bashkinë e Cerrikut, një 84-vjeçar, në Njësinë Administrative Papër, një 73-vjeçar dhe në Njësinë Administrative Tregan, një 60-vjeçar.

Gjithashtu bëhet me dije se dy të moshuar kanë humbur jetën në spitalin infektiv në Tiranë për shkak të komplikacioneve .

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje  që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit.