Etika përjashtoi 6 deputetë të PD. Opozita shkon në Këshillin e Mandateve, PS refuzon. Manja: Kam angazhime në zonën time elektorale!

0
2

Teksa në orën 11:00 do të duhej të ishte mbledhur Këshilli për Rregulloren e Mandateve, dhe Imunitetit, e kërkuar nga pakica, opozita, PS ka refuzuar. Por pavarësisht kësaj, PD, e cila ka 2 anëtarë në Këshill, ka shkuar në mbledhje, për të diskutuar mbi masat disiplinore të kërkuara nga PS-ja për 29 deputetët e opozitës. (Masa u mor vetëm për 6 prej tyre).

Socialisti Ulsi Manja, u pyet për këtë fakt nga gazetari Ergys Gjençaj, ndërsa deputeti iu shmang duke thënë se kishte angazhime të tjera në zonën e tij elektorale.

“Sekretariati i Etikës e mbylli mbledhjen për sot. Ndërsa unë, si anëtar i Këshillit të Mandateve, pas mbylljes së kësaj mbledhjeje, kam angazhime në zonën time elektorale. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Shfrytëzojeni që t’i kaloni këto festa me familjen dhe miqtë tuaj.”, tha Manja.