EURO 2020, është radha e Spanjës, Xhaka e Shaqiri kërkojnë historinë ndaj Francës

0
179

Eliminimi i Holandës dhe i Portugalisë në 1/8 ishin surprizat e ndeshjeve të djeshme në Kampionatin Europian.

Teksa kampionia në fuqi u largua ng Euro 2020, sot është radha e Spanjës për të treguar dhe për të konfirmuar nëse do të jetë mes 8 më të mirave.

Në orën 18:00, Spanja do të ketë përballë Kroacinë në Copenhagen në një duel ku do të kuptojmë nëse fitorja e thellë me Slovakinë ishte aksidentale apo niveli i vërtetë i La Rojas.

Mes tyre ka patur shumë duele si ato në Nations League ku Kroacia ka fituar 3-2 por është turpëruar 6-0 në ndeshjen e dytë dhe sot për ballkanasit nuk do të jetë as Ivan Perisiç i cili rezultoie covid-19.

Fituesi i këtij çifti e pret në çerekfinale, fituesi i duelit tjetër të sotëm, Francë-Zvicër.

Në “National Arena”  të Bukureshtit, në orën 21:00 skuadra e Deschamps do të jetë në provën përballë helvetëve me kapiten Granit Xhakën.

Edhe pse e para e Grupit, Franca nuk la bindur shumë me lojë, dhe sot ka rastin për të treguar forcën edhe pse përballë do të ketë një ekip shumë të organizuar si Zvicra.

Shaqiri shënoi dy herë në ndeshjen e fundit dhe do të kërkojë sërish rrjetën me Francën teksa pas 3 eliminimeve në 1/8 në Europiane, një fitore e helvetëve do të ishte historike për ta.

Zvicra vjen e plotë në këtë duel teksa Franca ka të dëmtuar Digne, Kounde dhe Thuram.

ora tv