EURO 2020, Holanda eliminon veten, në çerekfinale kalon Çekia

0
218

Dita e dytë e Kampionatit Europian dhuron surpriza dhe emocione të mëdha. Holanda që shihej si një kandidat potencial për trofeun, mbyll aventurën duke u eliminuar në mënyrë te habitshme nga Republika Çeke. E habitshme sepse në “Puskas Arena” të Budapestit kishte vetëm një skuadër në fushë, tulipanët që në fakt I ndërlikuan vet gjërat me gabime të pafalshme që në fundi i detyruan të dorëzohen me rezultatin final 2-0.

Në pjesën e parë ishte totalisht dominim i Holandës dhe vetëm fati me pasaktësinë e lojtarëve të De Boer i penguan të shënonin Depay me shokë.

Fraksioni i dytë nisi me më shumë emocione dhe Holanda mund të kalonte në avantazh me një kundërsulm por Maalen kërkoi të shmangte portierin dhe nuk ia doli teksa në aksionin pasardhës tulipanët e pësojnë kur De Ligt me VAR del me të kuq.

Një goditje e rëndë për De Boer, që i jep efektet menjëherë në fushë kur në një aksion nga krahët, Çekia gjen avantazhin me Holes me kokë në 68’.

Edhe pse hidhen në sulm, mungesa e De Ligt ndihet në fushë dhe në 80’, Holanda pëson nokaut kur Patrik Schick shënon golin e dytë dhe final të ndeshjes teksa për bomberin çek është i katërti në këtë Europian.

Merr fund kështu aventura e Holandës në mënyrën më të keqe të mundshme ndërsa Republika Çeke avancon më tej dhe në çerekfinale do të ndeshet me Danimarkën.