Kampionati Evropian vazhdon edhe sot me tri ndeshje tejet interesante.
Kampionati Evropian, “Euro 2020”, do të vazhdojë edhe sot me ndeshjet e dyta të Grupit F apo grupit të vdekjes, shkruan lajmi.net.
Hungaria – Franca do të jetë ndeshja e parë dhe do fillojë në orën 15:00.
Franca ka tri pikë dhe kërkon edhe tri tjera që të sigurojë kualifikimin, ndërsa hungarezët pas humbjes nga Portugalia në të cilën patën paraqitje të mirë, kërkojnë që të marrin pikët e para në këtë Kampionat Evropian.
Portugalia – Gjermania do të jetë ndeshja kryesore e ditës dhe do fillojë në orën 18:00.
Portugalia kryeson grupin me tri pikë pas fitores ndaj Hungarisë dhe kërkon kualifikimin në këtë takim. Në anën tjetër, Gjermania pësoi humbje nga Franca dhe është e dëshpëruar për pikë, “Die Meinchaft” kërkon pikët e para në mënyrë që të kualifikohet tutje, ata janë të motivuar pas humbjes ndaj Francës dhe pasur parasysh duelet me Portugalinë, Gjermania ka pasur gjithnjë rezultate të mira.
Spanja – Polonia do të jetë dueli i fundit me fillim nga ora 21:00.
Spanjollët hyjnë në këtë takim me motivim të lartë pasi edhe atyre iu duhen pikët pas barazimit me Suedinë. Spanja kërkon pikët e para dhe me një Poloni e cila humbi ndeshjen ndaj Sllovakisë, duket një rast i mirë. Në anën tjetër, Polonia nuk duket në elementin e saj, pavarësisht se në përbërje ka lojtarë cilësorë./Lajmi.net/