Qeveria i akordon 200 milionë lekë (rreth 1.9 milionë euro) ekipit të kombëtares, kjo për suksesin e madh që kuqezinjtë janë në Euro 2024.
Fondi i vendoset si zë buxhetor programit “Zhvillimi i sportit”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Shqipëria arriti që të mbyllte grupin duke u renditur e para, me një paraqitje fantastike, çka bëri që kuqezinjtë të preknin ëndrrën europiane për të dytën herë në histori.