Është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës teksa Tirana meson kundërshtarin e rradhës në play off-in e Europa League.
Kryeqytetasit do të kenë një përballje të vështirë ndaj zviceranëve të Young Boys.
Ndeshja luhet Zvicër dhe është me vetëm një tur.
Young Boys është kampion në fuqi i Zvicrës. Pjesë e skuadrës zvicerane është edhe mesfushori shqiptar Taulant Seferi.
Në fund të vitit 2017, zviceranët kanë luajtur dy ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të Europa League ndaj Skënderbeut, 1-1në “Elbasan Arena” dhe ndërsa fituan 2-1 në Bernë më 7 dhjetor 2017.
Ndeshjea do të luhen më 1 tetor në Bernë dhe fituesi shkon në fazën e grupeve të Europa League.
Ora news