‘Eurovision’ shkruan për artistët shqiptarë: Këndojnë nota të larta dhe nuk kanë mungesë të fuqisë vokale, ne i duam për këtë

0
257

Eurovision” veçoi vokalin e artistëve shqiptarë, që ndër vite përfaqësuan Shqipërinë në festival.
ve

 

“Eurovision”, njihet si festivali më i madh Evropian i këngës, i cili mbledh në një vend konkurrent nga të gjitha shtetet evropiane, shkruan lajmi.net.

Ashtu sikurse në të gjitha fushat e tjera, edhe në muzikë, gjatë 2020-ës pandemia ndikoi që të ketë krizë.

COVID-19 bëri që vitin e kaluar, pas shumë vitesh të anulohet “Eurovision”, duke bërë që përfaqësuesit e shteteve të mos kenë mundësi ta prekin ëndrrën e paraqitjes në skenën gjigante të festivalit.

Por, ishte faqja zyrtare e “Eurovisionit” ajo që së fundi përmes rrjeteve sociale shpërndau një video, e cila i është dedikuar posaqërisht artistëve shqiptarë.

Në atë video përmbledhen performancat e këngëtarëve që ndër vite e përfaqësuan Shqipërinë në “Eurovision”, ndërsa thuhen fjalë të mëdha për vokalin e tyre.

“Shpërndani pak “dashuri” për Shqipërinë”, është mbishkrimi që iu vendos videos, teksa “dashuri” u theksua në shqip.

Notat e larta dhe fuqia vokale veçohen si elementet që i bëjnë t’i duan këngëtarët shqiptarë.

“Nota të larta, nota të gjata, zjarr! Hyrjet e tyre në Eurovision nuk kanë kurrë mungesë të fuqisë vokale dhe instrumenteve dramatike dhe ne i duam për këtë”, thuhet ndër të tjera në atë video.

 

Në atë video, u shkruan fjalë të mëdha edhe për Rona Nishliun, e cila më 2012 kishte zënë vendin e pestë, më pastaj u paraqitën edhe pjesë nga performanca e Anjeza Shahinit, Eugent Bushpepës, Jonida Maliqit, e të tjerë.

Kujtojmë se Arilena Ara ishte përzgjedhur vitin e kaluar për ta përfaqësuar Shqipërinë, por që pandemia ia mundësoi një gjë të tillë.

“Biletën” për këtë vit, e ka siguruar Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. /Lajmi.net/