Tashmë kanë nisur provat gjenerale të gjysmëfinales së parë. E teksa Ronela ka performuar në skenë me balerinët e saj, ajo ç’ka ra më shumë në sy ishte aksesori që këngëtarja kishte kombimuar me veshjen e saj. Artistja kishte vënë në qafë një gjerdan i cili dukej tepër i çmuar dhe i shndritshëm. Në fakt gjerdani mban emrin “Enigma X”, është ar i bardhë 18 karat dhe me gur smeraldi.
Mirëpo ajo që i ka habitur të gjithë ishte çmimi marramendës që kishte gjerdani. Ai kushtonte plot 10 mijë e 800 euro.
Kujtojmë se Eurovisioni ka fshirë nga faqja zyrtare foton e këngëtares Ronela Hajati gjatë performancës, për shkak se koreografia u konsiderua shumë “provokative.”
Thuhet që ekipit shqiptar i është kërkuar të ndryshojë koreografinë pas provave të djeshme pasi konsiderohet sipas tyre si shumë provokative teksa më pas ka ardhur dhe reagimi i koreografes Klaudia Pepa dhe stilistit Niko Komani ku janë shprehur se ata nuk do të ndryshojnë asnjë pjesë.
Pas “censurimit” të fotove të marra gjatë provave zyrtare ka ardhur edhe një reagim i këngëtares në Twitter. Ajo ka postuar disa emoji duke qarë e ka lënë të kuptohet që është mjaft e mërzitur nga kjo situatë./panorama/