Everton po kërkon që të përforcojë mbrojtjen e tyre dhe janë vënë pas mbrojtësit të Manchester United, Brandon Williams.
Athletic raporton se Everton dëshiron që të huazojë lojtarin deri në fund të sezonit.
Bayer Leverkusen kanë kërkuar që ta transferojnë lojtarin përfundimisht, mirëpo Djajtë e Kuq kërkojnë që ta huazojnë fillimisht anglezin, përcjell lajmi.net.
Ole Gunnar Solskjaer e ka quajtur të riun si një lojtar të jashtëzakonshëm në korrik, mirëpo ai ka zhvilluar vetëm 6 minuta këtë sezon në Premierligë.
Me transferimin e Alex Telles në Old Trafford, janë limituar edhe mundësitë që 20 vjeçari të luajë.
Për shkak të mungesës së mbrojtësve dhe lëndimeve të shumta me të cilat klubi i Carlo Ancelottit po përballet, huazimi i lojtarit do t’i ndihmonte shumë ata./Lajmi.net/