Europa “e mbërthyer” nga koronavirusi, Spanja rrezikon sërish izolimin

0
639

Koronavirusi ka shkaktuar panik në të gjithë botën. Duke u përballur fillimisht me një numër të lartë të viktimave tashmë shumë vende janë të rrezikuara nga një krizë e thellë ekonomike.

Izolimi u mendua si e vetmja zgjidhje për të parandaluar numrin e lartë të viktimave, pasi shumë shtete u gjendën të papërgatitur përballë një situatë të tillë. Por tashmë prej muajsh shumë shtete liruan masat duke vendosur rregulla të rrepta për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga rreziku i këtij virusi.

Tashmë raportohet një numër i lartë i rasteve të reja me COVID-19, duke sjellë një numër më të ulët të viktimave krahasuar me fillimin e pandemisë. Por pavarësisht kësaj situata ndryshon nga dita në ditë.

Shumë shtete ende vijojnë të raportojnë shifra të larta të viktimave.

Shefi i mjekësisë në Irlandë ka paralajmëruar qytetarët që të tregohet të kujdesshëm pasi rreziku nuk është ndalur. Ai thekson se nëse virusi vijon të përhapet në këto ritme atëherë numri i personave të prekur do të rritet.

Spanja ndërkohë ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve që nga fillimi i majit, ndërsa të enjten janë konfirmuar 5800 raste të reja. Në këtë mënyrë autoritetet në Barcelonë po planifikojnë që të kufizojnë lëvizjet në qytet.

Gjithashtu raste të larta janë shënuar në Itali. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 230 infeksione të reja. Lombardia dhe Emilia Romagna në veri regjistrojnë rastet  të larta. Ndërkohë në Itali 35,000 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë në Francë dy zona, Mayenne në veriperëndim dhe Nouvelle Aquitaine në bregdetin perëndimor situata konsiderohet më shqetësuese, shkruajnë mediat e huaja./abcnews.