Parashikimet tregojnë se Emmanuel Macron ka siguruar një fitore të qartë ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Macron ka marrë 58.2 % të votave, sipas një vlerësimi nga Instituti i sondazheve Ipsos, duke u bërë lideri i parë francez që rizgjidhet në 20 vite.
Kundërshtarja e tij, Marine Le Pen mori 41.8% te votave në zgjedhjet që panë shkallën më të lartë të abstenimit në vend në 50 vjet.Macron dhe Le Pen kaluan në balotazh pasi përfunduan në vendin e parë dhe të dytë, respektivisht, midis 12 kandidatëve që garuan në raundin e parë më 10 prill. Ata kaluan dy javët e ardhshme duke bindur popullsinë që nuk votoi në raundin e parë të merrte pjesë në votime. /abcnews.al/