Fabrika e re në Gramsh “Made in Albania”, 300 vende të reja pune për banorët e zonës

0
329

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Anastas Angjeli inspektuan fabrikën e re të prodhimit të Peletit Ushqimor, në Gramsh që do të mbulojë 100% nevojat për rezervatet e peshkimit në gjithë vendin.

Sipas Ballës kjo fabrikë do të mundësojë hapjen e të paktën 300 vendeve të reja pune për Gramshin.

“Aktualisht ky sektor i ekonomisë sonë furnizohet vetëm nga importi dhe ky investim e kjo fabrikë në Gramsh do të prodhojë “Made in Albania”. Jam shumë krenar që ngrihet kjo fabrikë e madhe duke krijuar këtë mundësi punësimi në Gramshin e njerëzve punëtorë. Brenda pak javëve fabrika starton prodhimin, ndërsa vazhdon njëkohësisht edhe trajnimi paraprak i punëtorëve”,- deklaroi Balla.

Atsh