Facebook akuzohet se spiunon përdoruesit e vet nëpërmjet kamerës së Instagram

0
234

Ne daljen e betave të para të iOS 14, Facebook u kap nga sistemi operativ teksa kishte akses tek kamera e përdoruesve nëpërmjet Instagramit, edhe kur kamera ishte jo aktive. Akuzave për spiunim Facebook iu shmang duke thënë se bëhej fjalë thjesht për një bug të cilin do ta rregullonin.

Gjërat janë bërë më serioze teksa çështja ka kaluar në gjyq. Këtë të enjte në gjykatën federale San Francisco, New Jersey, përdoruesja e Instagramit Brittany Conditi ka denoncuar përdorimin e kamerave si të qëllimshëm dhe i bërë me qëllimin e mbledhjes së “të dhënave të vlefshme e fitimprurëse nga përdoruesit e vet, tek të cilat nuk do të kishte mënyrë tjetër për të patur akses.”

Duke “marrë të dhëna ekstremisht private dhe intime, pëfshi privatësinë e shtëpsë së tyre,” Instagram dhe Facebook janë të afta të mbledhin “detaje dhe kërkim tregtar të vlefshëm” sipas ankesës. Facebook ka refuzuar të komentojë.

Abc