
Besimtarët myslimanë në botë dhe Shqipëri kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Falja e Namazit në Tiranë u bëë në sheshin “Skënderbej”.
Mijëra besimtarë u mblodhën në shesh për faljen e Namazit. Ata uruan njëri tjetrin për shëndet, mbarësi dhe begati në familjet e tyre.
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi besimtarët duke u lutur që “Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin”. Ai theksoi se kjo festë na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë.
“Kjo ditë sot na gjen me zemra të mbushura dhe sakrifica jonë është pranuar. Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden dhe njeriu matet me atë që ka. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb”, theksoi ai.
