Pesë persona janë vënë nën masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
Sipas vendimit të datës 3 mars 2026 të Gjykatës së Tiranës, u caktua masa “arrest në burg” për një 45 vjeçar, dhe “arrest në shtëpi” për një 59 vjeç, të dyshuar për falsifikim dokumentesh.
Ndërsa për tre punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës u vendos masa “pezullim nga detyra” për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta persona në bashkëpunim me tre punonjësit e Kadastrës, kanë falsifikuar dokumente për të kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke prej 2350 m² në fshatin Mëzez, e cila i përkiste një shtetasi tjetër.
Gjykata ka vendosur gjithashtu sekuestro preventive mbi këtë pronë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./abcnews.al


