Familja e Michael Schumacher merr lajmin e mrekullueshëm, nuk mungojnë urimet nga ish-skuadra e legjendës gjermane

0
3

Një lajm i mrekullueshëm ka ardhur për familjen e Micheal Schumacher, e cila ka mirëpritur anëtarin më të ri.

Vajza e legjendës së Formula 1, Gina, ndau lajmin që vogëlushi Millie ka ardhur në jetë.

Në një postim në Instagram nga vajzgga e pilotit legjendar shkruhej: “Mirë se erdhe në botë, Millie. Të lindur më 29 mars, zemrat tona janë më të mbushura se kurrë. Jemi shumë të bekuar që të kemi në jetën tonë.”TTT424

Mes komenteve ishin mesazhet nga ish-ekipi i pilotit, Mercedes dhe nëna e Max Verstappen.

Gina, 28 vjeç, zbuloi se ishte shtatzënë menjëherë pasi u martua me partnerin Iain Bethke në një vilë në Majorca vitin e kaluar, ku u spekulua se pjesë e dasmës ishte dhe vetë Schumacher.