Familja e varfër e dëboi nga shtëpia, 13 vjeçarja shqiptare kërkon ndihmë te xhaxhai. Ky i fundit abuzon seksualisht me të (Shumë të tjerë bëjnë si ai)

0
213

Një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga shumë persona për kohë të gjatë si pasojë se keqtrajtimit dhe e neglizhencës nga familjarët.

Sipas mediave kosovare, vajza e mitur prej kohësh ishte përzënë nga familjarët e saj dhe kjo e kishte detyruar atë që të qëndronte e të flinte rrugëve. Vajza besohet se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga shumë persona, diçka që sipas informacioneve, është evidentuar nga ekzaminimet mjekësore dhe gjinekologjike.

E mitura e abuzuar seksualisht kishte qenë anëtare e një familjeje në kushte të rënda ekonomike dhe sociale me njëmbëdhjetë fëmijë. Sipas informacioneve të Policisë ajo ishte detyruar të qëndronte rrugëve duke iu ekspozuar rrezikut të madh ndërkohë që pas një periudhe kohore kishte shkuar te xhaxhai i saj. Por sipas mediave kosovare mes të dyshuarve për abuzim seksual ndaj 13-vjeçares është edhe ai.

Për këtë rast të rëndë, Policia e Kosovës ka arrestuar vetëm një 51-vjeçar, ndërsa nuk dihet numri i personave që po dyshohen për rastin.

Para jo më shumë se një muaji, më 16 qershor, familjarët e një vajze 13 vjeçare e kishin raportuar atë si “të zhdukur”. Pas kërkimeve të bëra, njësite policore të Lipjanit e kishin gjetur vajzën në një shtëpi të pabanuar në gjendje të mjerueshme, e me vajzën gjetën edhe një rrëfim tronditësje të së miturës.

Policia ka thënë se kjo qendër e dinte prej kohësh për dëbimin e vajzës nga shtëpia dhe për pamundësinë që ajo të strehohej. Kjo Qendër nuk kishte ndërmarrë asgjë konkrete për sigurimin e mirëqenies së fëmijës.

(E.H/Faxweb.al)