Gjendet në Elbasan 26-vjeçarja që u denoncua e zhdukur pak ditë më parë në Durrës. Nëna e dy fëmijëve sipas policisë është gjetur në Labinot Katund ku ishte martuar me një djalë.
Pas gjetjes së Areta Çaulit, policia ka bërë shoqërimin e saj për ta marrë në pyetje. Ajo është shprehur se nuk i kishtë thënë familjes së të dashurit që ishtë në proces divorci dhe kishte dy fëmijë, pasi do ti tregonte për këtë në një moment te dytë.
Sipas policisë, 26-vjeçarja ishte njohur në facebook me djalin me të cilin kishte nisur një histori dashurie. Partneri i saj mësohet se ishte emigrant në Itali dhe ishte kthyer në Shqipëri kohët e fundit pas njohjes me 26-vjeçaren, e cila ndërkohë që ishte denoncuar si e zhdukur nga vëllai i saj, kishte nisur të jetonte në banesën e partnerit të saj bashkë me familjen e tij.
Policia tha se ndaj 26-vjeçares filloi procedimi penal pasi më datë 22.11.2021, ka braktisur dy fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.
Njoftimi i policisë
Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa.
Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26 vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.
Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës 23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.
Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.
Materialet i kaluan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.