Të tjera detaje raportohen mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë.
policia nuk e ka gjetur ende pistoletën me të cilën dyshohet se 17 vjeçarja ka qëlluar veten.
Dyshohet se pas ngjarjes, familjarët e kanë fshehur armën, bashkë me gëzhojën, dhe kanë pastruar vendngjarjen.
I ati i vajzës, me precedentë, nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe kjo është arsyeja e shoqërimit në komisariat.
Atij i janë marrë dhe faktorët plotësues në duar për të zbuluar nëse ka qëlluar apo jo.
Paraprakisht policia ka dyshime se babai e ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën pas një debati të ashpër me të, pasi nuk aprovonte stilin e jetesës së saj, raporton TCH.
Vajza ndodhet në spitalin e Traumës e intubuar në gjendje të rëndë e shoqëruar nga gjyshërit me të cilët është rritur.