Chiara Ferragni ka postuar një tjetër foto nudo të saj në Instagram, këtë herë duke shkaktuar zemërimin e ndjekësve të saj.
Influencuesja italiane me gati 30 milionë ndjekës pozon e zhveshur, e veshur vetëm me të brendshme para pasqyrës, ndërsa në të njëjtën kohë ka mbuluar gjoksin me duar.
Që në minutat e para të publikimit, Ferragni mori mijëra komente, ku një pjesë e madhe e publikut të saj online e kritikoi atë.
“Pse zhvishesh?”, “Mjerë fëmijët e saj”, “Nuk mund të bëni një foto të veshur, ndoshta pëlqimet kanë rënë?”, “Të postosh vetëm për të shkaktuar një vërshim komentesh negative është e trishtueshme”, “Meqë nuk promovoni ndonjë kompani të brendshmesh, pse duhet ta bëni këtë foto? Për të nxjerrë në pah … tuaj”, kanë komentuar disa nga ndjekësit e saj.
Disa, me stil ironizues, i sugjeruan asaj t’i bashkohej Only Fans, ndërsa të tjerë shkruanin se ajo i ka arritur kufijtë e pornografisë.
Në të kaluarën, fotot nudo të Ferranit nuk trajtoheshin në këtë mënyrë. Italiania e identifikon trupin e saj të zhveshur me slogane në favor të lirisë së grave për të postuar çfarë të duan në internet.
Ndaj, profili i saj në rrjetet sociale është i mbushur me foto nudo, të cilat me kalimin e kohës filluan ta bezdisin audiencën e saj dhe sloganet pro femrave “u zbehën” dhe tashmë përkthehen si “nevojë për vëmendje dhe për t’u dukur”.