Një fanse e Jay Z është arrestuar nga policia, pasi tentoi t’i shmangej forcave të sigurisë së aeroportit në Çikago dhe u përpoq të hipte në avion për të parë reperin. 23-vjeçarja Yaazmina Payton arriti të shmangte disa nivele sigurie në aeroportin O’Hare dhe u përpoq të hipte në avionin që pritej të nisej për Los Angeles “pa dokumentacionin e duhur”.
Për shkak se nuk kishte një biletë dhe leje nga bordi, ajo u akuzua për shkelje kriminale. Payton u tha policëve se kishte arritur të kalonte përmes TSA kur zyrtarët ishin shpërqendruar dhe se motivi i kësaj shkeljeje ishte vetëm dëshira për të takuar Jay Z.
Gjatë seancës gjyqësore të hënën, avokati i 23-vjeçares tha se klientja vuan nga çrregullimet e stresit dhe ankthit. Payton i është ndaluar të vizitojë aeroportin e Çikagos dhe u la e lirë me kusht me një dëmim prej 500 dollarësh. /abcnews.al