Fasha 800 kW/h në fuqi për nëntor – dhjetor

0
87

Një ditë pasi rrëzoi kërkesën e opozitës, ERE njoftoi këtë të premte që në muajt nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi me 44 lekë për të gjithë konsumatorët që tejkalojnë fashën mbi 800 kv.

Siç është theksuar dhe më parë nga vendimarrja e ERE, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800kv, do të mbetet objekt rishikimi periodik bazuar në kërkesën e Furnizuesi i Shërbimeve Universale

Edhe në muajin tetor ERE dha një njoftim të tillë, i cili më pas u kundërshtua nga kryeministri Rama, i cili e rrëzoi për shkak të ndërgjegjësimit të qytetarëve për të kursyer, por edhe shtimit të rreshjeve.

Pavarësisht se të enjten, 27 tetor deputetja e opozitës Jorida Tabaku, ka diskutuar rreth kërkesave të mosndyrshimit të çmimit të energjisë elektrike.

Bordi i ERE nuk i ka marrë në konsideratë duke e revokuar si kërkesë për munges argumentesh.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili rikonfirmoi ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike por se qeveria do të vijojë të mbulojë diferencën nga 9.5 lekë që paguajnë deri tani në 44 lekë që ka shkuar çmimi në treg

“Nëse sot, 1 kWh paguhet 9.5 lekë, imagjinoni 44 lekë. Është e pamundur. Për këtë arsye, ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti. E çmimi rritet, nuk ulet. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 lekë, nga 42, prap është rritur. Megjithatë ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë, të bindur që kjo është gjëja e duhur, qoftë për familjarët, qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu ne bëjmë edhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët sesa gjithë vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur dhe këtë gjë ne nuk e ndalojmë dot se s’e ka ndaluar askush, por mund ta zbusim” tha Rama në takim me gratë dhe vajzat në Bulqizë.