Fasulja ‘luks’ për pensionistët, fermerët rrisin çmimin me 20%

0
1671

Periudha e vjeshtës përkon edhe me mbledhjen e fasules në juglindje të vendit. Sezoni i thatë i vjeshtës ka ndikuar negativisht në sasinë e prodhuar duke e ulur rendimentin e prodhimit. Kjo ka bërë që fermerët e qarkut të Korçës të rrisin çmimin e fasules.“Prodhimi nuk ka ngelur pa shitur, ka kërkesa, më së shumti janë tregtarët kosovare por në bazë të çmimit që është tregtarët shqiptare nuk e përballojnë dot. Çmimi i fasules pllaqi sot është 6 mijë lek te vjetra ndërsa krenarja 4500 lek te vjetra.”. “Si prodhim qe i dobët por ato pak kanë çmim dhe u rregulluam. Pllaqia kushton 6 mije lek te vjetra ndërsa fasulja kokërr vogël shkon. Nga prodhimi i pakët që ka pasur, ka qenë dobët koha. Vetëm kosovarët vijnë e marrin”, -tha Fatmir Ferhatllari, fermer.

Drejtori i drejtorisë së bujqësisë në bashkinë e Maliqit Arben Dulellari shprehet se prodhimi i fasules është tepër cilësor, por në treg gjendet fasule nga vende të tjera, përfshi dhe ato të rajonit ndërkohë që tregtarët kosovarë tërheqin prodhimin e fermerëve të juglindjes për t’a treguar më pas në Gjermani. “Kjo ka një shpjegim për vet faktin se prodhimi vendas, duke qenë cilësor importohet nga tregtarët kosovare qe me pas e çojnë në Gjermani. E marrin në Korçë e çojnë në Kosovë dhe e eksportojnë në Gjermani. Në tregun vendas kanë hyrë prodhim nga importi që vjen me çmim më të ulët”, -tha Arben Dulellari, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë.

Por sa i përballueshëm është ky çmim për pensionistët? “Nuk përballohet hiç, 120 mijë lekë marr pension, nuk përballohet. Nuk kemi blerë fare, asnjë kokërr. Me 3 i morëm vjet, sivjet ka shkuar deri në 7 mijë. Unë 160 marr, në doktori isha, ilaçe të marrim, e sheh vet si janë çmimet. Fasulen këtë dimër nuk do e hamë fare. Është e papërballueshme, se shtrenjtimi i zarzavateve dhe paketës është shumë i lartë, kështu që mezi përballohet jeta”, – shtoi ai. Në qoftë se një vit më parë çmimi i fasules pllaqi ka qenë 500 lekë për kilogram, këtë vit ka shkuar 600 lek, ndërkohë që çmimi i fasules kokërr vogël ka qenë 400 lek ndërsa këtë vit ka shkuar deri në 450 lekë.