Fatura e papaguar e italianëve në Berat “jehonë” edhe në Reuters, ministri i Melonit: Disa individë s’mund të vënë në siklet një komb me njerëz të mirë

0
205

Francesco Lollobrigida, ministri italian i bujqësisë dhe kunati i Melonit, ishte në udhëtim në Shqipëri së bashku me kryeministren kur ndodhi ngjarja në Berat ku një grup turistësh italian ikën pa paguar në restorant.

I intervistuar nga Reuters ai tha se ishte një çështje krenarie kombëtare.

“Ajo (Meloni) ofroi të paguante faturën. Ambasadori ishte duke u kthyer për në Tiranë dhe ishte në dispozicion për ta bërë këtë,” tha ai për Reuters. “Disa individë të pandershëm nuk mund të vënë në siklet një komb me njerëz të mirë,” shtoi Lollobrigida.

Rama tha në një intervistë televizive javën e kaluar se Shqipëria pritet të mirëpresë afër 500,000 vizitorë nga Italia këtë vit. Shumë italianë shmangën udhëtimet brenda vendit mes çmimeve në rritje dhe udhëtuan drejt vendit ballkanik ku akomodimi dhe lehtësitë e plazhit janë më të lira.