Favorizim në tendera, SPAK kërkon burg për tre punonjëset e spitalit të Elbasanit

0
606

Prokuroria e Posaçme ka kërkon nga 8 muaj burgim dhe më pas pezullimin dhe dënimin me kusht për dy vjet për tre punonjëse të spitalit të Elbasanit, të pandehurat Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.

Ato akuzohen për shkelje të barazisë në tendera. Në kohën që ishin anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë marrë pjesë në komision në dy tendera me vlerë 5 mln dhe 15 mln të vjetra.

Tenderat për spitalin e Elbasanit. Sipas SPAK tre punonjëset kanë favorizuar operatorin fitues