Favorizonin lidhjet e paligjshme të energjisë, 16 urdhër-arreste për punonjës të OSHEE në Gjirokastër

0
3

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion për goditjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Burime bëjnë me dije se autoritetet loakle po kryejnë ekzekutimin e urdhër-arresteve për rreth 16 punonjës të OSHEE në Rajonin e Gjirokastrës, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Bëhet fjalë për punonjës të sektorit teknik dhe akuzohen për favorizimin e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në rajonin e Gjirokastrës.

Operacioni është ende në zbatim dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar si nga policia, ashtu edhe nha prokuroria e Gjirokastrës