Janë zëvendësuar shefat dhe policët e pezulluar në Korçë 5 ditë më parë. Të pezulluar janë dy shefa, ai i komisariatit Krenar Gjokutaj dhe ai i qarkullimit rrugor Klemend Pikuli si edhe katër policë.
Në vendin e tyre janë komanduar shefi i sigurisë rrugore Eduard Liço i cili zëvendëson përkohësisht shefin e Qarkullimit; Kurse shefi i Krimeve të Komisariatit Qemal Hoxhaj zëvendëson përkohësisht shefin e Komisariatit.
Ndërkaq gazetarja e ABC Xhensila Kodra raporton se Ilir Proda zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Korçë shkon zv Drejtor i Policisë të Elbasanit dhe në vend të tij emërohet Ermal Muça.
Nga ana tjetër burime pranë drejtorisë vendore të policisë së qarkut të Korçës thanë se deri në ardhjen e shefit të ri të komisariatit të Korçës kompetencat i kanë kaluar shëfit të krimeve të këtij komisariati Qemal Hoxha. Të njëjtat burime thanë se deri në emërimin e përgjegjësit të ri të sektorit të qarkullimit të kësaj drejtorie pas pezullimit te Klement Pikuli detyrat do të kryhen nga shefi i sigurisë rrugore Eduart Liço.
Po brenda kësaj jave kryepolici Gledis Nano pritet të bëjë dhe ndryshimet në radhët e shefave të komisariateve në Tiranë dhe qarqe të tjera në vend.
Por si u zbuluan të pezulluarit dhe për cfarë akuzohen?
Prokuroria dhe SHÇBA vepruan pas informacioneve se punonjësit e policisë së qarkullimit Korçë lejonin apo toleronin persona që transportonin emigrantë të paligjshëm. Nuk kryheshin kontrolle tek automjetet e dyshuara. Shmangeshin kontrollet në akset ku dyshohej kalimi i trafikantëve. Po i njëjti burim tha se nga përgjimet është mësuar se punonjësit nuk kryenin kontrolle në disa lokale në qytetin e Korçës duke lejuar shkeljen e orës policore. Efektivët kanë qenë në vëzhgim prej dy muajsh, ku në “rrjetë” ranë edhe kolegët e tyre të Tiranës. Por nuk mbaron këtu. Një burim nga drejtoria e Policisë së Korçës i tha “ABC”-së se pritet që të ketë arrestime të tjera në vazhdim.
Të pezulluar nga detyra;
- Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
- Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
- Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
- Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
- Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
- Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë. be.k/Abcnews.al