Fejesë në kohë pandemie, ndërhyn policia/ Një i arrestuar, sekuestrohet orkestra

0
213

Policia e Krujës vijon kontrollet për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali, i cili pasi ishte proceduar penalisht 2 herë dhe ishte ndëshkuar disa herë me masë administrative, u konstatua sërish duke organizuar një festë familjare (fejesë) në kundërshtim me Aktin Normativ.

Sipas policisë, lokali ka qenë në pronësi të shtetasit me iniciale XH.B, 46 vjeç.

Ndërsa është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër.

Policia: Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, është ndëshkuar disa herë me masa administrative, si dhe është proceduar 2 herë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore ose festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N. H., 20 vjeç (DJ), si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale instrumentet muzikore.

Ora news