Rita Ora ka shtuar dyshimet se mund të jetë fejuar nga paraqitja e saj e fundit.
Me një xhup të zi, kapelën në kokë e maskën në fytyrë, Rita u pa me plot stil, duke u larguar nga restoranti meksikan “Taqueira” në Londër.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/10/33965898-8803465-image-a-170_1601813504960-1.jpg)
Në gishtin e fejesës shihej “sefte” një unazë, e cila si duket mund të jetë zyrtarizim i lidhjes së saj me Roman Gavras.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/10/33965896-8803465-image-a-171_1601813594616.jpg)
Madje thuhet se motra e saj Elena dhe shoqet që kishin dalë me Ritën talleshin me unazën që ajo për të parën herë e kishte në dorë.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/10/33965900-8803465-image-a-169_1601813465778.jpg)
Dukej se ishte një unazë me safir dhe diamant dhe çmimi i saj sillet rreth 50 mijë funte.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/10/33965906-8803465-image-m-173_1601813785218.jpg)