
Ermonela Felaj drejtuese e seancës pezulloi punimet e kuvendit për 5 minuta pasi Berisha dhe deputetët e tij dolën e zunë foltoren.
Ndërkohë që Felaj u largua Berisha vijoi të mbajë fjalimin duke e publikuar në facebook.
Sali Berisha: “Edi Rama, avokati i Vuçiç dhe se vëllezërit Karriç janë bashkëaksionerë me vëllezërit Rama në portin e Durrësit. Këto detyrojnë opozitën të mbajë ëqndrim në parlament dhe të thërrasë popullin e të flasë në këtë parlament. Nëse nuk flet populli por hajdutët siç po ndodh këtu nuk duhet të ekzistojë më.
Ky parlament duhet të marrë fund. Shumë shpejt 12 nëntori do të kalohet nga protesta të tjera të fuqishme para parlamentit dhe në bulevard. Europa dhe bota do të marrë vesh se hajdutët nuk mund të sjellin kurë stabilitet por varfërojnë, nuk kanë moral, janë të aftë të kryejnë çdo krim ndaj popullit të tyre.”
Edmond Spaho: Porti i Durrësit është shëmbëlltyra e pastrimit të parave. Keni filluar që tani po kapni gangot e Durrësit e Tiranës e po ofroni në portin e Durrësit. I drejtoheni ndërkombëtarëve që të intersohen dhe kush duhet të jetë kryetari i PD-së.
Kuvendi nisi punimet pasi deputetët liruan foltoren dhe u ulën në postet e tyre.
