Fëmija nuk bën gabime, vetëm eksperimenton

0
163

Nga Lira Gjika/Fëmija, djalë apo vajzë qoftë, vetëm po eksperimenton për të njohur veten dhe mjedisin ku ështe pjesë. Prindët apo zëvëndësusit e tyre, janë aty jo që ti ndëshkojnë, por nëpërmjet fjalës ti shpjegojë fëmijës gjërat që nuk i di dhe ti japin kohen e duhur per ti pervetësuar. Prindët duhet të njohin e të dinë se çfar ndodh në mosha të caktuara dhe si reagon një fëmijë në mosha të caktuara.

Te rritur, mos harroni fëmija po ndërton mekanizmat e të rriturit. Nuk është i rritur. Nuk e shikon botën dhe gjërat si i rritur. Ashtu si per te rriturin qe ne fillim te nje eksperience te re, nuk eshte i sigurt dhe i sakte sic deshiron, i duhet pak kohe qe te mund te veproje e mendoje i lirshem, e njejta gje ndodh edhe me femijen. Kur nje i rritur ka nevoje per kohe po femies pse insistojme qe te jete i sakte e i perkryer pa u rritur?

 

 

revista living…