Fëmija viral me flokë të elektrizuar, sindroma e rrallë që e kanë vetëm 100 njerëz në botë

0
155

Në pamje të parë, duket si një djalë i vogël i ëmbël me flokë të çrregullt. Megjithatë, foshnja virale nga SHBA-ja ka një sindromë të quajtur “sindroma e flokëve të elektrizuar” dhe vetëm 110 njerëz në botë e kanë atë.

Gjithçka filloi kur Caitlin Shambles postoi një foto të djalit të saj më të vogël, Locklan, në Instagram. Menjëherë pas kësaj, ajo mori një mesazh nga një i panjohur që e pyeste nëse fëmija atëherë 10 muajsh ishte diagnostikuar me “sindromën e flokëve të lektrizuar”. Nëna 33-vjeçare nga Gjeorgjia u shqetësua.

 

Kur dëgjon fjalën sindromë frikësohesh menjëherë. “Zot, a është diçka që nuk shkon me fëmijën tim?” A dhemb?”, tha ajo duke folur për rrjetin e huaj ABC.

Përfundimisht, pas shumë kërkimesh, një dermatolog pediatrik në Atlanta diagnostikoi Locklan me sindromën në djalë.

 

Ky është një çrregullim i rrallë gjeneti , i karakterizuar nga flokë “të padisiplinuar”, të cilët qëndrojnë drejt dhe është e pamundur të ulen poshtë nëse krihen. Shpesh shfaqet tek fëmijët nga 3 deri në 12 vjeç .

Shkencëtarët janë të vetëdijshëm për vetëm rreth 100 raste të tilla në botë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA. Aktualisht nuk ka një trajtim të besueshëm, por zakonisht problemi përmirësohet ose zgjidhet kur fillon puberteti. /abcnews