Kastriot Cenko vrau për motive xhelozie bashkëshorten e tij 32-vjeçare dhe mbajti për një javë trupin e saj në papafingo, para se t’i tregonte policisë greke.
Menjëherë pas krimit të ndodhur në banesën e tyre në Ampelokipi të Athinës, ai ka futur trupin e saj në çantë dhe e ka fshehur, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Të nesërmen, kur dy fëmijët e tij e pyetën se ku ishte nëna e tyre, ai u përgjigj se ishte nisur më herët për në punë.
Fëmijët edhe sot e kësaj dite nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur pasi 39-vjeçari ‘luajti teatër’ dhe gënjeu të afërmit dhe miqtë të cilët vunë re mungesën e gruas së tij.
Motra e autorit, e cila mori fëmijët pas shkollës të enjten e kaluar pa e ditur arsyen, flet për dramën që po jeton familja dhe për veprimet e 39-vjeçarit. “Është një moment shumë i vështirë sepse dhe fëmijët nuk dinë asgjë ende. Ne nuk kuptuam asgjë nga këto, nuk e dinim. Një javë e pyetëm se ku është ajo (gruaja) dhe na tha se ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di ku është”, thekson ajo.
Top Channel