Fëmijët u helmuan nga salmonela, prindërit në Gramsh protestë jashtë bashkisë

0
61

Një situatë shqetësuese u raportua në Gramsh, pasi disa fëmijë u helmuan nga salmonela. Lidhur më këtë ngjarje prindërit janë organizuar në protestë këtë të hënë, jashtë ambienteve të kopshtit.

Prokuroria ka nisur hetimet. Ndërsa prindërit i bëjnë thirrje autoriteteve të përshpejtojnë hetimet dhe të garantohet siguria ushqimore, në kopshte e shkolla.

Ndërkohë ISHP ka vendosur që kopshti në fjalë të qëndrojë i mbyllur deri në përfundim të rezultateve të analizave.