Fenomeni i erozionit të Lumit Vjosa, zhduken 75 hektarë tokë në Hekal e Çorrush

0
71

Erozioni i lumit Vjosa ka sjellë probleme serioze për tokat në fshatrat Çorrush dhe Hekal të Bashkisë Mallakastër. Pergjegjësi i zyres së menaxhimit dhe mbrojtjes së tokes në këtë bashki Naim Allkaj tha se për shkak të erozionit janë zhdukur rreth 75 hektarë tokë ndërkohë që ky fenomen po rreziikon edhe autostradën Levan – Tepelenë.

Erozioni i lumit Vjosa sjell probleme serioze në toka bujqësore dhe në autosrradën Levan -Tepelenë. Zhduken 75 ha tokë, lumi ka ardhur buzë autostradës në 2 pika në Hekal

Prurjet e shumta të lumit Vjosa në periudha të ndryshme por dhe mos marrja e masave per ngritjen e panele mbrojtëse nga Ministria e Bujqësisë ka bërë që në 10 vitet e fundit në zonën e Çorrushit të  bashkisë Mallakastër të zhduken 42 hektare tokë bunqësore dhe 33 hektare tokë në zonën e Hekalit. Po kështu në autostradën Levan – Tepelenë, ne afërsi te Poçemit, janë dy pika me rrezik shkarje dheu te cilat kane sjelle dëme të pa ll  ogaritëshme në këtë autostradë.

Lajmin e konfirmoi Naim Allkaj  pergjegjës i zyres së menaxhimit dhe mbrojtjes së tokes në bashkinë Mallakastër. Allkaj ka pohuar se në total lumi Vjosa ka zhdukur 75 ha tokë bujqësore ku janë të prekura 37 familje të cilat janë liruar dhe nga taksa e tokës.

Ai ka pohuar se probleme serioze lumi Vjosa ka sjelle në autostradën Levan – Tepelenë duke krijuar 2 pika hot spot ku lumi ka ardhur rrëzë kësaj autostrade.

Allkaj ka pohuar se Mnistria e Bujqësisë ka urdhëruar mbajtjen nën vëzhgim të prurjeve të lumit Vjosa por duhet ndërhyrje e menjëherëshme.

© SYRI.net