Ne jemi mësuar vitet e fundit të shohim ekipet e mëdha të fitojnë trofe ku futbolli më së shumti është kthyer në biznes duke parë Man City dhe PSG që shpenzojnë miliona euro. Por viti 2004 do të mbahet mend gjatë nga tifozët e futbollit.Ai vit dhuroi plot emocione të mëdha dhe rezultatet të papritura, ku bie në sy triumfi i Greqisë në Euro 2004 apo dhe fitorja e Portos në Champions League.
Triumfi i Greqisë 2004
Greqia fitoi Euro 2004 duke mundur 1-0 Portugalinë, (vendi organizator i turneut) me një gol të Angelos Charisteas.Ky ishte trofeu i parë madhështor që arriti shteti fqinj duke befasuar të gjithë tifozët e futbollit.
Kombëtarja greke nuk kishte emra të mëdhenj, por kishte një super trajner si Otto Rehagel, njeriu që fitoi Bundesligën me Werder Bremen dhe Kaiserslautern.
Triumfi i Portos në Champions 2004
Pak muaj para finales së Kampionatit Evropian në 2004, u zhvillua finalja e Champions League mes Portos dhe Monacos.
Portugezët fituan 3-0 teksa në atë kohë drejtoheshin nga Jose Mourinho i cili u spikat si trajner gjatë asaj kohe duke marrë titullin Special One.
Surpriza ndodhën edhe Spanjë: Valencia fitoi La Ligën
Edhe në Spanjë ndodhën cudira. Kur të gjithë prisnin fitues Realin dhe Barcelonë, në 2004 Valencia fitoi La Liga.
Në fakt Valencia dukej pothuajse skuadra më e mirë në atë kojë. Ata kishin shkuar në 2 finale të Ligës së Kampionëve radhazi, në 2000 dhe 2001. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez fitoi gjatë rrugës edhe Kupën UEFA, duke mposhtur Marsejën në finale.
Werder Bremen fitoi Bundesligën në 2004
Një ndjesi e vërtetë ka ndodhur edhe këtu. Werder Bremen fitoi Bundesligën duke grumbulluar plot 74 pikë dhe zbritur nga froni Bayern. Gjithashtu ata fituan edhe Kupën e Gjermanisë.
Anglia dhe Italia
Në Angli, në sezonin 2003/04 ndodhi një sezon i paharrueshëm kur Arsenali fitoi Premier League dhe nuk humbi asnjë ndeshje. Sot Topçinjtë janë më pranë se kurrë pas 19 vitesh pritje teksa udhëheqin Premier League. Skuadra e Wenger grumbulloi atë sezon plot (90 pikë).
Milani fitoi kampionatin vetëm një herë nën drejtimin e Ancelottit në 2004. Është e çuditshme, por Serie A më e mirë në botë e atyre viteve papritmas pati një sezon mjaft të dobët Për të mëdhatë, vetëm Roma mund të konkurronte me kuqezinjtë, por gjigantët si Juve dhe Inter dështuan. Milan arriti të fitojë kampionatin me një diferencë prej 11 pikësh nga Roma.
Ekipi kolumbian Onse Caldas fitoi Kupën Libertadores.
Rezultatet jonormale në vitin 2004 ndodhën edhe në Kupën Libertadores ku fitoi skuadra kolumbiane Onse Caldas duke mposhtur në finale Boca Juniors.
Por ka disa arsye pse dështuan ekipet e mëdha në atë vit
Vlen gjithashtu t’i kushtohet vëmendje rastësisë së mëposhtme. Në vitin 2004, pothuajse të gjitha skuadrat kryesore të zakonshme ishin në krizë. Barcelona nuk luajti as në Champions League, Realit i përfundoi cikli me galaktikët dhe Del Bosque u largua nga ekipi. Bayern ishte në sezonin e fundit të periudhës shtatëvjeçare të Ottmar Hitzfeld në krye, brezi i finaleve të Ligës së Kampionëve ’99 dhe ‘2001 ishte plakur. Manchester United ishte në udhëkryqin e dy brezave të mëdhenj të Fergusonit, klubi nuk kishte më Cole, York, Stam, Sheringham, Schmeichel, Beckham, Vidic, Van der Sar dhe Rooney, ndërsa Ronaldo ende nuk kishte lulëzuar.
Liverpool nën Houllier nuk ishte mjaftueshëm i qëndrueshëm për të qenë i suksesshëm çdo sezon. Juventusi u gjend në një situatë të ngjashme me Bayernin (ishte koha për të ndryshuar Lippin dhe për të filluar një epokë të re), dhe Interi ishte në një gjendje ndryshimi të presidentit. Në fakt, vetëm Milani dhe Arsenali mbetën në këmbë,
Nëse kombinoni këto dy teori, atëherë, në parim, mund të përpiqeni të shpjegoni fenomenin e vitit 2004. /G.D abcnews