
“Ka ngelur stok në kapanon. Çmimi është më i ulët, pastaj edhe prodhimi ka qenë më i ulët. Mendojmë që do të rritet çmimi”.
Rreth tre muaj më pas, e njëjta magazinë dhe i njëjti fermer ndodhet në situatë thuajse të njëjtë, për të mos thënë më kritike. Pasi sasia e grurit që ka mbetur stok është disa tonelata, ndërsa tregu ofron çmime që nuk justifikojnë as shpenzimet e shërbimeve për këtë kulturë bujqësore.
Por, çfarë do të thotë me fjalë të tjera për një fermer ndër më të mëdhenjtë në vend për kultivimin e drithërave, që të mbetet stok një sasi e tillë gruri?
“Nëse nuk shitet gruri stok, vjen falimentimi”, thotë fermeri.
Pothuajse e njëjta situatë është edhe me fermerët që këtë vit kultivuan kulturën e misrit. Në zonën e Myzeqesë, thuajse e gjithë sasia e misrit ndodhet e magazinuar, pasi çmimi i tregut është shumë i ulët.
Fermerët kërkojnë që strukturat shtetërore të bujqësisë të ndërhyjnë në mënyrë që çmimet të mos përcaktohen nga tregtarët, por të kihen parasysh edhe kostot e fermerëve në mënyrë që kulturat bujqësore të paktën të mos kërkohen me çmime që nuk përmbushin as kostot e prodhimit.
A2
