Fermerët e Dumresë drejt kultivimit të bimëve medicinale, kanë më shumë fitim

0
179

Interesi për kultivimin e bimëve medicinalë është rritur ndjeshëm vitet e fundit tek fermerët e zonës së Dumresë.

Sipas statistikave zyrtare nga Bashkia e Belshit rreth 895 hektarë tokë janë të mbjella me bime medicinale.

Fermerët nga  fshati Çepe prej disa kohësh janë duke kultivuar bimë të ndryshme pasi sipas tyre  kjo kulturë është më fitimprurëse se ato tradicionalet.

“Unë vjet kisha 12 dynym, kurse sivjet kam 1 hektar e gjysmë. Kam mbjellë luledielli edhe mullagë. Kam bërë kontratën edhe unë mbjell çfarë më thotë ai, nuk është se i mbjell sipas dëshirës time,” thotë një fermer.

Janë  rreth 3084 familje në këtë zonë të cilat merren vetëm më kultivimin e bimëve medicinale.

“Kulturat kryesore më të mbjella janë rigoni, cjani i cili këto vitet e fundit ka filluar t’ia marrë vendin e parë rigonit. Përveç kësaj një statistikë interesante është që rreth 895 hektarë është kultivuar me bimë medicinale.”

Zona e Dumresë ka një traditë të konsoliduar në prodhimin dhe eksportin e bimëve medicinale dhe aromatike. Kjo traditë ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga kategoritë kryesore të produkteve agroushqimore që janë eksportuar aktualisht, të dytat pas perimeve.

Ora news