Kanë punuar një vit për të rritur gjelat e detit, por fermerët e Peqinit në prag të ndërrimit të viteve ngrenë duart lart kur pyeten nëse do të kenë fitimin e duhur në këtë prag festash.
“Mungojnë të gjitha. Të na rrojë qeveria e të jemi shëndosh”
Edhe pse këtë vit çmimi ishte më i ulët, konsumatorët qëndrojnë ende larg.
“Është shumë dobët në krahasim me vitin e kaluar. Nuk ka blerësa”
Pandemia duket se ka ndikuar shumë, dhe tashmë fermerët thonë se nuk e dinë nëse do të mund të nxjerrin edhe shpenzimet për rritjen e gjelit.
“Një vit punë e nuk kemi asnjë leverdi. Fare Fare!”
Ata nuk nuk kanë asnjë shpresë se do të mund të sigurojnë të ardhura.
Gjeli i detit i Peqinit, ka qenë ndër më të kërkuarit vitet e kaluara për shkak se ai rritet në një mjedis kodrinor”