Fermerët e Jagodinës janë ngritur në protestë pas shkatërrimit të pothuajse të gjithë lakrave të Brukselit që kishin kultivuar. Ata kane kërkuar një takim me ministrin e Bujqësisë ndërkohë që duan të paktën një dëmshpërblim, pasi e kanë të pa mundur të mbjellin sërish serat. Deri tani askush nuk mban përgjegjësi ndërkohë që kjo situatë mund t’i çojë fermerët drejt falimentimit.
Këtë të premte fermerët e zonës së Jagodinës janë mbledhur për të ngritur shqetësimin e tyre, lidhur me prodhimin e lakrës së Brukselit e cila nuk vlen për t’u shitur pasi ka dalë me dy koka. Ata thonë se shkaktar për këtë është fidani pasi të gjithë fermerët që kanë blerë fara në të njëjtën periudhe kanë të njëjtin problem. Dëmet e tyre janë të mëdha dhe shkojnë deri në 15 milionë të vjetra.
Fermerët shprehen të shqetësuar se në të gjithë vitet e tyre të punës në kultivimin e lakrës kjo është hera e parë që u është shfaqur një problem i tillë për të cilën askush nuk mban përgjegjësi.
Ata kanë kërkuar një takim me ministrin e Bujqësisë ndërkohë që duan të paktën një dëmshpërblim pasi e kanë të pa mundur të mbjellin serish serat, pasi të gjitha të ardhurat i kishin hedhur ne këtë sezon i cili ka dalë tërësisht me humbje për ta. Deri tani askush nuk mban përgjegjësi ndërkohë që kjo situatë mund t’i çojë fermerët drejt falimentimit.
© SYRI.net


